KOSOVA U21
Super Kosova U21, fitore e thellë për lidership
6 June, 2019 @19:35
Me fitore të thellë e ka nisur rrugëtimin e saj drejt kampionatit evropian përfaqësuesja e Kosovës U21.
Djemtë e drejtuar nga Rafet Prekazi sot shënuar fitore të thellë 0-4 ndaj Andorrës vendase, për t’i arkëtuar kështu tri pikët e para në Grupin 3.
Gjithçka filloi në mënyrë të përkryer për Kosovën, me Ardit Gashin që shënoi për 0-1 që në minutën e 4’, e më pas nga një gol në pjesën e parë e shënuan edhe Mirlind Daku (30’), Lirim Mema (32’) dhe Eris Abedini (45’), duke bërë kështu që Kosova të shkojë në pushim me epërsi të thellë 4 golëshe.
Në pjesën e dytë Kosova U21 futi ndeshjen nën kontrollë dhe luajti kujdesshëm, për të ruajtur rezultatin dhe kështu kapi tre pikët e para nga ndeshja e parë e këtij grupi kualifikues.
Përveç Kosovës U21 dhe Andorrës U21, e cila tashmë ka 3 pikë pas ndeshjes së parë, në Grupin 3 kualifikues ndodhen edhe Anglia U21, Turqia U21, Shqipëria U21 dhe Austria U21.
Ndeshjen e dytë kualifikuese Kosova e luan ndaj Turqisë U21, pas 5 ditëve (11 qershor) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.