DRENICA - TREPÇA '89

Super Mba, Trepça ‘89 shënon fitoren e parë
10 September, 2022 @16:55
Një ndeshje mjaft e mirë u luajt sot mes Drenicës dhe Trepçës ‘89 në Skenderaj.
Dy skuadrat këtë përballje e mbyllën me rezultat 2-5 (Bintsouka Koxy 31’ 50’ / Bleon Sekiraqa 24’, Christian Mba 28’ 89’, Erdin Dushi 52’, Armend Gashi 90+4’), me ç‘rast mitrovicasit e morën fitoren e parë sezonale.
Paraqitje fantastike te mysafirët sot zhvilloi Christian Mba, i cili shënoi dy gola dhe dhuroi dy asistime, duke qenë më meritori në fitoren e skuadrës së tij, kurse te vendasit nuk mjaftoi paraqitja fenomenale e sulmuesit Koxy, i cili shënoi dy herë.
Me dy golat e shënuara sot, Mba tashmë arrin në shifrën e 6 golave, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Superligës momentalisht.
Për Trepçën ‘89 kjo e sotmja ishte fitorja e parë sezonale, e tash ka 5 pikë, aq sa ka edhe Drenica, ndonëse kjo e fundit ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Xhiron që vjen, Drenica i shkon Dukagjinit në Klinë, kurse Trepça ‘89 e pret Ferizajin në Mitrovicë.