Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇEKIA - SHQIPËRIA

Supergoli i Cikalleshit i pamjaftueshëm ndaj çekëve

Supergoli i Cikalleshit i pamjaftueshëm ndaj çekëve


8 June, 2021 @22:25

Kombëtarja shqiptare ka pësuar humbje në ndeshjen miqësore përballë Çekisë.

Ndeshja e zhvilluar në kryeqytetin çek në Pragë, përfundoi në të mirë të kundërshtarit me rezultat 3-1 [Schick 18, Masopust 68, Celustka 89 - Çikalleshi 42].

Në pjesën e parë të dyja skuadrat shënuan nga një gol për ta ruajtur baraspeshën, ndërsa në pjesën e dytë u bë dallimi në lojë.

Çekët shënuan nëpërmjet futbollistëve Schick, Masepust dhe Celustka, dersia për kuqezinjtë goli i vetëm erdhi nga Sokol Cikalleshi i cili tundi portën kundërshtare me një goditje të bukur nga distanca.

Për Shqipërinë në këtë ndeshje luajtën: Gentian Selmani; Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli; Keidi Bare, Sherif Kallaku (Endri Çekiçi), Amir Abrashi (Qazim Laçi), Frederik Veseli (Albi Doka), Lorenc Trashi (Ermir Lenjani); Rej Manaj (Bekim Balaj), Sokol Cikalleshi (Taulant Seferi)


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria