DARDAN ÇAKA NË DERBI

Superliga (Xhiro XXVII): Gjyqtarët e ndeshjeve të fundjavës
1 April, 2023 @1:06
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) në njoftimin e lëshuar dje, ka publikuar listën e referëve që do të ndajnë drejtësinë në përballjet e xhiros së XXVII të Superligës.
Tri ndeshje janë paraparë që të luhen sot (e shtunë) ndërsa dy të tjera nesër (e diel), ndërsa në përballjet e kësaj fundjave, referë kryesorë do të jenë:
E shtunë, 1 prill:
Ballkani-Gjilani, Dardan Çaka;
Prishtina-Trepça’89, Visar Kastrati;
Llapi-Malisheva, Genc Nuza;
E diel, 2 prill:
Dukagjini-Ferizaji, Mervan Bejtullahu;
Drita-Drenica, Alban Shala.