TIRANA - SUTJESKA
Sutjeska kalon me lehtësi Tiranën
13 December, 2016 @21:18
Tirana ka pësuar humbjen e saj të pestë në Ligën Ballkanike.
Ekipi nga Shqipëria kësaj radhe u mposht nga skuadra malaziase, Sutjeska dhe atë me rezultat të thellë, 56-79.
Të huajt e Tiranës, Manuel Johnson (2) dhe Griffin Ramme (0) nuk dhanë kontributin e duhur për të shënuar pikë, ndërsa rolin e realizatorit e morrën lojtarët si Genti Lasku, Endrit Hysenagolli e Gerti Shima, mirëpo jo aq sa për ta rrezikuar fitoren e Sutjeskës.
Lasku ishte koshashënuesi më i mirë te Tirana me 16 pikë të shënuara, ndërsa Hysenagolli e Shima luajtën me double-double.
Në anën tjetër, për Sutjeskën u dallua organizatori Jermayne Thomas që shënoi 19 pikë, prej tyre 4 treshe.