PAS NDESHJES
Takianos: Ka qenë ndeshje vendimtare
1 May, 2021 @0:56
Trajneri grek i Rahovecit, Fotis Takianos, pas ndeshjes ka thënë se nuk ka qenë edhe fortë i kënaqur me paraqitjen e ekipit në lojë.
Ai e ka vlerësuar këtë ndeshje si vendimtare dhe këtë është dashur ta dinë të gjithë.
“Këtë ndeshje është dashur të kuptojë secili se ka qenë ndeshje vendimtare. Kemi qenë dashur të jemi gati dhe të mos bëjmë gabime, të jemi më luftarak sesa që ishim,” ka thënë fillimisht ai.
“Fatkeqësisht ne nuk kemi nisur mirë ndeshjet e PlayOffit dhe po mbesim prapa me rezultat. Pastaj po luftojmë për tu kthyer dhe për ulur epërsinë e kundërshtarit. Këto janë ndeshje PlayOffi dhe pastaj këtu ndikon edhe lodhja edhe presioni psikik. Përsëri ne u kthyem në pjesë të dytë të lojës, kapëm tempon dhe morrëm topa, por në fund nuk aplikuam sulmin e planifikuar nga time-outet për të bërë dallimin,” ka thënë ndër të tjera Takianos.
Rahoveci, që ka epërsinë e terrenit vendas në serinë gjysmëfinale ndaj Golden Eagle Yllit, tashmë është në disavantazh. Vreshtarët fituan ndeshjen e parë të serisë si vendas dhe në palestrën e tyre e humbën të dytën, ku suharekasit barazuan serinë.
Pas kësaj seria u bart në 13 qershori të Suharekës, ku Golden Eagle Ylli mori epërsinë të premten 2-1 dhe ndeshja e radhës përsëri luhet aty. Në rast të fitores së Golden Eagle Yllit seria bëhet 3-1 dhe suharekasit shkojnë në finale. Nëse Rahoveci fiton, atëherë seria barazohet në 2-2 dhe ndeshja vendimtare luhet në Mizahir Isma.