Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U19 - FEMRAT

Të ftuarat e Munishit për ndeshje ndaj Bullgarisë dhe Gjibraltarit

Foto: FFK

Të ftuarat e Munishit për ndeshje ndaj Bullgarisë dhe Gjibraltarit


Teksti: FFK

8 November, 2022 @11:51

Federata e Futbollit e Kosovës prej 8 deri më 14 nëntor do të jetë nikoqire e miniturneut kualifikues për Grupin 5 të Ligës B për kualifikimet e Evropianit 2023 për grupmoshën nën 19-vjeç për vajza.

Krahas Kosovës në këtë grup janë edhe Gjibraltari dhe Bullgaria.

Kombëtarja dardane e drejtuar nga Kushtrim Munishi është përgatitur për këto kualifikime dhe shpreson të arrijë të kalojë në Ligën A për t’i vazhduar tutje garat.

Fituesit e shtatë grupeve të Ligës B do të promovohen në Ligën A, ku do t’i vazhdojnë ndeshjet kualifikuese në raundin e dytë.

Ndeshjen e parë Dardanet e reja do ta luajnë të martën (sot) kundër Gjibraltarit, derisa ndeshjen e tretë më 14 nëntor kundër Bullgarisë.

Ndërkohë, më 11 nëntor, do të ballafaqohen Bullgaria dhe Gjibraltari.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 13:00.

Hyrja për tifozë është falas.



LISTA E FUTBOLLISTEVE TË FTUARA:

Fiondra Behrami
Albina Berisha,
Gresa Berisha,
Melisa Berisha,
Esma Bytyqi,
Alma Demiri,
Rreze Gashi,
Albulena Guri,
Elma Kadriu,
Diellza Krasniqi,
Doruntina Kryeziu,
Diellza Krasniqi,
Diellza Mehmeti,
Vanesa Nushi,
Vesa Pacarizi,
Erisa Popaj,
Aurora Racaj,
Shyhere Racaj,
Kreshnike Ramaja,
Erblina Salihu,
Erlete Shabiu.

 
Të gjitha lajmet nga