NË KONFERENCË
Të ftuarit e Bunjakit për ndeshje ndaj Islandës, nesër
19 March, 2017 @22:44
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur sot se nesër në ora 11:00 në konferencë për shtyp, selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, do të bëj të ditur lojtarët e ftuar për ndeshje ndaj Islandës, që zhvillohet të premten më 24 mars.
Disa nga lojtarët tani më veç dihen, pasi që kanë arritur në vend, ndërsa lista e plotë dhe befasitë e mundshme në 23-shen e Bunjakit pritet zyrtarisht të shihen nesër.
Islanda ka publikuar listën anti-Kosovë ditë më parë.
Besart Berisha pritet të debutojë për Kosovën, Milot Rashica ka qenë sot në ndeshjen Vushtrria-Flamurtari, ndërsa Bersant Celina është parë në Prizren, si dhe disa lojtarë tjerë të reprezentacionit.