MANCHESTER UNITED

Ten Hag: Do të shpenzojë
15 December, 2022 @15:50
Manchester United ka informuar trajnerin e ekipit të parë Erik ten Hag se nëse klubi bëhet me pronarë të rinj, ai do të mund të shpenzojë edhe më shumë para në tregun e lojtarëve në kuadër të afatit kalimtar të janarit.
Trajneri holandez i ekipit që erdhi në verë të Manchester United, është treguar pozitiv në lajmet kur u bë e ditur se familja Glazer, pronarët aktual të klubit, janë duke kërkuar blerës potencial të klubit.
Ten Hag shpenzoi rreth 250 milionë euro gjatë verës së kaluar, derisa në ekip shtoi emra si Tyrell Malacia, Casemiro, Christian Eriksen, Antony, Martin Dubravka dhe Lisandro Martinez.
Së fundi, ekipi është liruar edhe nga Cristiano Ronaldo, që kishte pagë rekorde! Sipas raporteve të deritashme të mediave angleze, Glazerët kërkojnë rreth 5 miliardë dollarë për shitjen e klubit.
“Nga informatat që i kam shitja do të na bëj mirë, sepse do të mund të investojmë edhe më shumë te ekipi i parë,” është cituar të ketë thënë ndër të tjera trajneri holandez i Manchester Unitedit nga Eurosport.