Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDARJA E TRETË!

Teuta përsëri ndahet me Martinin

Teuta përsëri ndahet me Martinin


3 June, 2023 @12:22

Skuadra e Teutës nga Durrësi, është ndarë për herë të tretë me trajnerin e saj Edi Martini. Teuta përfundoi stinorin në pozitën e gjashtë të Superiores këtë stinor, ndërsa për 4 pikë ishte “larg” vendit që siguronte garat evropiane këtë verë.

Shkodrani Martini me sot kreu edhe periudhën e tij të tretë te Teuta, pas periudhës dhjetor 2019 - nëntor 2021, dhjetor 2021 - janar 2022 dhe së fundi nëntor 2022 - qershor 2023.

“Klubi i Futbollit Teuta njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me tranjerin, Edi Martini. Me këtë rast, KF Teuta falënderon Martinin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.” - ka shkruar klubi durrësak në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore