Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISH FUTBOLLISTI I KOMBËTARES

Teuta rikthen Jahmir Hykën në Superiore

Teuta rikthen Jahmir Hykën në Superiore


29 January, 2022 @12:27

Skuadra e Teutës sot ka zyrtarizuar ardhjen e Jahmir Hykës, ish-futbollistit të kombëtares shqiptare. Hyka 33-vjeç ka qenë së fundi pa klub, pas mbarimit të kontratës me ekipin kinez Guiz dhe është bërë anëtar i ri i ekipit nga Durrësi.

Teuta ka bërë të ditur se afrimi i Hykës në ekip do të jetë ndihmesë shtesë për formacionin e tyre, derisa ardhjen e tij e ka vlerësuar si kompletim të fazës së sulmit.

“Afrimi i Hykes në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Renato Arapi, kësisoj duke e kompletuar sulmin e skuadrës blu,” ka shkruar njoftimi i klubit sot.

Jahmir Hyka

Përndryshe, Hyka që më 8 mars mbush të 34-tat veçse ka zhvilluar stërvitjet me ekipin e Teutës dhe shpejt pritet të paraqitet edhe në ndeshjet zyrtare me ekipin. Ai është mesfushor me tipare ofansive që kryesisht luan në anë të majtë të fushës.

Në kohërat më të mira të karrierës së tij Hyka ka qenë pjesëe e Olympiacosit të Athinës, pastaj Mainzit, si dhe të Luzernit. Ai ka bërë karrierë edhe në SHBA, duke qenë pjesë e San Jose, pastaj në Izrael me Maccabi Netanya e Ness Ziona, ndërsa së fundi ka qenë në ekipin e përmendur në Kinë.

Përgjatë karrierës së tij, për Hykën më së shumti kishte paguar ekipi amerikan San Jose, që e kishte blerë nga Luzerni për 1.25 milionë euro dëmshpërblim. Vlera e tij aktuale llogaritet të jetë rreth 300 mijë euro.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore