Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DURRËS

Teuta shkarkon trajnerin

Teuta shkarkon trajnerin


6 September, 2022 @0:11

Skuadra e Teutës së Durrësit pas tri ndeshjeve të para të Superiores, është ndarë me trajnerin e saj, Renato Arapi.

Sipas njoftimit zyrtar në faqen e klubit, ekipi ka vendosur të ndajë rrugët me Arapin dhe të kërkojë një trajner tjetër pas startit jo të mirë të sezonit në Shqipëri.

Teuta në tri xhirot e para të stinorit ka regjistruar dy barazime dhe një humbje! Përkohësisht Teutën do ta drejtojnë Bledar Hodo dhe Vangjel Mile, ndërsa mediat vecse kanë nisur spekulimet se drejtuesit e klubit kanë hyrë në negociata për rikthimin e trajnerit Bledi Shkëmbi në krye të stolit të Djemve të Detit.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore