Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REKORD

Thehet rekordi i stinorit në ndeshjen Trepça-Ponte Prizreni

Thehet rekordi i stinorit në ndeshjen Trepça-Ponte Prizreni


27 February, 2021 @22:48

Ndeshja e sotme dramatike mes Trepçës dhe Ponte Prizrenit përveç rivalitetit të madh do të mbahet në mend edhe për rekord të ri të stinorit.

Rekordi u thye për numrin më të madh të pikëve të shënuara në një ndeshje deri më tani në Superligë.

Trepça e mposhti Ponte Prizrenin me vetëm 2 pikë epërsi, ndërsa në ndeshje u shënuan hiç më pak se 230 pikë në total (116-114), që është rekord i ri i stinorit.

Rekordi i mëparshëm ishte arritur në ndeshjen e xhiros 16 ndërmjet Vëllaznimit dhe Ponte Prizrenit, kur ishin shënuar gjithsej 204 pikë (92-112), e cila ndryshe nga ndeshja e sotme që kishte dy vazhdime, kishte përfunduar vetëm me kohë të rregullt.


 
Të gjitha lajmet nga