SHKODËR

Thomas Brdaric shkarkohet
14 March, 2022 @23:04
Drejtuesit e Vllaznisë së Shkodrës e kanë parë si të pafalshme humbjen e ekipit nga Tirana në xhiron e fundit dhe kështu e kanë shkarkuar nga detyra trajnerin gjerman të ekipit, Thomas Brdaric.
Gjermani 47-vjeçar që mori drejtimin e skuadrës shkodrane në vitin 2020 ka fituar Kupën e Shqipërisë me ekipin, ndërsa në stinorin e kaluar ka qenë shumë afër të fitojë edhe titullin kampion.
Kësaj radhe, ekipi nuk tregoi rezultatet si stinorin e kaluar, ndërsa Brdaric u nda me ekipin pas humbjes së fundit, që e la Vllazninë në pozitën e katërt.
Drejtimin e skuadrës së Vllaznisë tash e ka marrë Elvis Plori, që ka qenë ndihmës i deritashëm i gjermanit në fjalë, ndërsa ndihmës i Plorit do të jetë ish futbollisti Auron Miloti.