Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CORONAVIRUS

Tirana del pastër para duelit historik

Nga stërvitjet e djeshme të kampionit të Shqipërisë, KF Tirana/ Foto: KFTirana/fb

Tirana del pastër para duelit historik


29 September, 2020 @14:58

Skuadra e Tiranës ka bërë të ditur përmes llogarisë së klubit në Facebook, se të gjithë lojtarët e saj dhe stafi janë testuar dhe kanë rezultuar negativ në COVID-19.

Tampon testimet e bardhekaltërve të kryeqytetit shqiptar janë bërë dje, ndërsa klubi ka marrë rezultatet sot. KF Tirana do të niset nesër në drejtim të Zvicrës ku do të takohet me kampionin e këtij vendi, Young Boys.

Fituesi i duelit Young Boys - Tirana do të sigurojë fazën grupore të Europa Ligë. Për Tiranën ky do të jetë sukses historik, pasi që asnjëherë më parë nuk e arritur.

Kurse, sa i përket të parëve, kalimin në fazën grupore të Europa Ligës deri tash e ka arritur vetëm Skënderbeu në sezonin 2015/16, kur luajtën ndaj Sporting Lisbonës, Besiktasit dhe Lokomotivës së Moskës në grup.

Kujtojmë, Tirana ishte pjesë e Ligës së Kampionëve. Në xhiron e parë kualifikuese kaloi Dinamon e Tbilisit duke i mposhtur si mysafir 0-2 [Torassa 45+3, Ismailgeci 86].

Më pas, në xhiron e dytë kualifikuese u mposhtën nga Crvena Zvezda 0-1 në Air Albania, për tu eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe për të rënë në xhiron e tretë kualifikuese të Europa Ligës.

Aty shorti deshi që Tirana të kalojë pa lojë në PlayOff të Europa Ligës, ku do të ndeshet me kampionin zviceran, Young Boys.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore