PA FILLUAR STINORI
Tirana tërhiqet nga BIBL
20 September, 2018 @17:30
Përmes një komunikate të lëshuar pak më parë për media, KB Tirana, ka bërë të ditur se në stinorin në vijim nuk do të jetë pjesë e ligës ballkanike.
Njoftimi i lëshuar nga kreu i klubit ka bërë të ditur se ekipi nuk ka arritur të sigurojë fonde të mjaftueshme për të marrë pjesë në gara dhe ka falenderuar drejtuesit e kësaj lige për përkrahjen e madhe që u dha.
Me këtë, numri i ekipeve pjesëmarrëse për këtë stinor përsëri bie në shtatë, edhe pse dje u zyrtarizuan tetë ekipet pjesëmarrëse, pasi që KB Prishtina kishte konfirmuar pjesëmarrjen.
Mirëpo, me këtë njoftim të KB Tiranës, tash numri i ekipeve pjesëmarrëse në 2018/19 në BIBL kthehet në shtatë, ndërsa nga Shqipëria mbetet vetëm debutuesja Teuta që do të garojë në BIBL.