ZYRTARE
Edhe një përforcim nga Vëllaznimi
17 January, 2022 @19:21
Pas futbollistit Nikson Memaj, sot Vëllaznimi e ka zyrtarizuar edhe një përforcim.
Bëhet fjalë për sulmuesin Jurgen Gjini, i cili te Vëllaznimi do ta ketë aventurën e tij të dytë personale.
Gjini ishte pjesë e Vëllaznimit në sezonin 2020/2021, ndërkohë që pjesën e parë të sezonit aktual e kaloi te Liria e Prizrenit.
Kujtojmë që ditë më parë te skuadra gjakovare në rolin e kryetrajnerit erdhi prizrenasi Genc Tamniku.