Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Vëllaznimi nis përforcimet për pjesën e dytë të stinorit

Vëllaznimi nis përforcimet për pjesën e dytë të stinorit


17 January, 2022 @14:55

Futbollisti që ka qenë pjesë e Vëllaznimit katër vite më parë, Nikson Memaj, është rikthyer në Gjakovë te ekipi kuq e zi.

Njoftimin zyrtarisht e ka dhënë KF Vëllaznimi, ndërsa ai përgjatë kësaj periudhe luajti edhe për Prishtinën dhe Trepçën’89.

Lajmi për transferin e Memajt vjen disa ditë pasi që Vëllaznimi zyrtarizoi edhe trajnerin Genc Tamniku, që do të drejtojë skuadrën deri në fund të stinorit 2021/22.

Kujtojmë kuqezinjtë e kishin nisur shkëlqyeshëm stinorin 2021/22 në Ligë të Parë Grupi A, mirëpo pas krizës financiare të kapluar skuadra nisi rënien dhe kreu vjeshtën në pozitë të katërt të renditjes tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë