MAQEDONIA - RUMANIA
Maqedonia mposht edhe Rumaninë
16 September, 2018 @22:52
Me nga 21 pikë të shënuara secili, Vojdan Stojanovksi dhe Bojan Trajkovski, si dhe 14 të tjera të shënuara nga amerikani Richard Hendrix, Maqedonia ka triumfuar ndaj Rumanisë 90-76.
Maqedonia që ditë më parë mposhti Kosovën në Prishtinë me 3 pikë dallim, sot ka kaluar lehtë ndaj Rumanisë, duke e fituar me 14 pikë dallim për të ruajtur bilancin perfekt në grupin parakualifikues për Eurobasket 2021.
Stojanovski ka përfunduar ndeshjen me 21 pikë, 13 kërcime e 5 asistime për të marrë epitetin e më të mirit në ndeshje, ndërsa lojën maqedonasit e fituan në çerek të dytë dhe të tretë, kur krijuan distancë të konsiderueshme në rezultat, që e ruajtën në çerek të fundit për të fituar.
TABELA AKTUALE E GRUPIT dhe ORARI I NDESHJEVE
Giordan Watson me 17 pikë, Nicolae Nicolescu me 16 dhe Emanuel Cate me 15 pikë e 8 kërcime kanë qenë më të mirët te Rumania e selektorit Tudor Costescu, që tashmë ka përjetuar humbjen e parë në grup 90-76 (20-19, 23-16, 24-17 dhe 23-24).
Ndeshja e radhës për Rumaninë është ndaj Kosovës, që luhet më 29 nëntor të këtij viti në Rumani. Pas kësaj ndeshjeje, Kosova do të udhëtojë në Shkup për ndeshjen e kthimit ndaj Maqedonisë.