TIRANA

Tirana vazhdon me trajnerin
31 May, 2021 @22:21
Skuadra e Tiranës ka vazhduar edhe për një vit bashkëpunimin me trajnerin Orges Shehi.
Shehi kishte marrë drejtimin e Tiranës në fund të muajit janar të këtij viti, duke e zëvendësuar vendin e Nevil Dedes.
Përgjatë këtyre muajve sa ishte kryetrajner, puna e Shehit u pëlqye nga drejtuesit e klubit, të cilët kanë vendosur t’i besojnë atij edhe për një stinor.
Tirana kampionatin shqiptar e mbylli në pozitën e pestë, ndërsa në krye me trajnerin Shehi arriti të regjistrojë 11 fitore dhe 5 barazime në 20 ndeshje.