Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (V)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (V)


24 November, 2020 @15:51

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 5 në Ligën e Parë në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Qëndrim Demi (Drita), Ardit Osmani (Megasports), Diamant Shabani (Istogu), Bardh Rexha (New Basket) dhe Dardan Sejdiu (AS Prishtina).

Drita në formë arriti ta mposhtë Marigona Hill Prishtinën, që ishte pa humbje, me rezultat 89-106.

Në detyrën e tij ishte përsëri Qëndrim Demi. Ai ishte njëri ndër më meritorët në fitoren e skuadrës gjilanase. Demi luajti me 24 pikë, 12 asistime, 5 kërcime e 1 top të rrëmbyer.

Megasportsi, duke e mposhtur Prishtinën e Re me rezultat 72-58, e regjistroi fitoren e dytë të sezonit.

Ardit Osmani me 17 pikë, 6 kërcime, 4 asistime e 1 top të rrëmbyer, luajti rol të rëndësishëm në fitoren e skuadrës prizrenase.

Edhe Istogu e mbylli xhiron me fitore, duke e mposhtur Lipjanin me rezultat 59-73.

Kapiteni i skuadrës Diamant Shabani, ishte i pakapshëm. Ai luajti me 42 pikë (që ishte shifra më e lartë e xhiros 5), 20 kërcime, 5 topa të rrëmbyer e 3 asistime.

New Basket ka triumfuar ndaj Vushtrrisë me rezultat 77-71.

Bardhi Rexha shkëlqeu me 26 pikë, 14 kërcime, 5 asistime, 2 topa të rrëmbyer dhe 1 bllokadë.

TOP 5-shen e javës po e mbyllim me lojtarin e AS Prishtinës, Dardan Sejdiun.

AS Prishtina e mposhti Feronikelin me rezultat 89-84. Më i dalluari te skuadra prishtinase ishte Dardan Sejdiu. Ai luajti me 21 pikë, 11 kërcime, 4 bllokada, 1 asistim e 1 top të rrëmbyer, për ta kompletuar TOP 5-shen e javës 5 në Ligën e Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë