WARRIORS - RAPTORS
Toronto pa yje, bindshëm ndaj Warriorsave
13 December, 2018 @10:16
Skuadra kanadeze Toronto Raptors, arriti ta mposht Golden State Warriorsin me rezultat 93-113 në Oracle Arena.
Kahwi Leonard nuk luajti për shkak të lëndimit, derisa edhe Jonas Valenciunas ishte në parket vetëm 8 minuta ku gjatë lojës e lëndoi gishtin e dorës, por megjithatë Toronto e mposhti kundërshtarin si mysafir.
Kyle Lowry luajti me 23 pikë e 12 asistime, kurse u ndihmua edhe nga Serge Ibaka me 20 pikë e 12 kërcime.
Te Golden State Warriors, më i miri ishte Kevin Durant me 30 pikë, derisa rol të rëndësishëm në humbjen e tyre luajti edhe saktësia nga vija e treshit. Skuadra e trajnerit Steve Kerr, në 26 tentimet nga vija e treshit shënoi vetëm 6 herë, duke mos funksionuar arma e tyre kryesore.
Toronto Raptors me 23 fitore e 7 humbje gjendet në maje të Konferencës Linore, derisa Golden State Warriors ka bilanc prej 19 fitoreve e 10 humbjeve deri më tani.