VAZHDOJNË TELASHET NË ELITËN E FUTBOLLIT SHQIPTAR
Tragjikomedi në Tërbuni-Teuta
28 November, 2015 @15:48
Sot në Pukë në përballjen e elitës shqiptare të futbollit ndërmjet Tërbunit dhe Teutës së Durrësit ka ndodhur një rast tragjikomik, i radhës ky pas teatrit të një xhiroje të kaluar.
Futbollisti i Tërbunit, Abel Gebor, u rrëzua pa ndjenja pas një dueli në fushë. Makina e ambulancës që duhet të jetë gjithmonë e gatshme, nuk ishte. Shoferi po shikonte ndeshjen nga një pikë tjetër në stadium.
TABELA AKTUALE E KATEGORISË SUPERIORE
Lojtarit i ofrojnë ndihmë mjekët e të dyja ekipeve, derisa shoferi pas arritjes në makinë, nuk arrin ta ndez atë.
U desht që zjarrëfikësit ta tërheqin me litar makinën e ambulancës, e futbollisti i vendasve të transportohet për spital për t’iu dhënë ndihma e radhës.
Mediat shqiptare raportojnë se Gebor nuk është në rrezik të madh.
Tërbuni-Teuta, probleme me Ambulancën
Tërbuni-Teuta, probleme me AmbulancënLojtari i Tërbunit rrezikon jetën në fushë. Shoferi i ambulancës po shikon ndeshjen nga stadiumi, makina nuk ndez, terhiqet nga zjarrfiksja e me pas ka problem.
Posted by Digitalb on Saturday, November 28, 2015