Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - TREPÇA '89

Trepça ‘89 në Superligë!

Foto: KF Trepça '89 / FB

Trepça ‘89 në Superligë!


20 April, 2022 @16:36

Edhe zyrtarisht, Trepça ‘89 sot e ka siguruar rikthimin në Superligë!

Skuadra mitrovicase sot shënoi fitore 0-2 ndaj rivalit lokal Trepçës, për t’u ngjitur kështu 12 pikë larg vendit të dytë të Grupit A kur kanë mbetur 4 xhiro para fundit të sezonit të Ligës së Parë dhe rrjedhimisht pë ta siguruar rikthimin në Superligë.

Albion Pllana në minutën e 31’ dhe Albutrint Morina në minutën e 90+’ shënuan për skuadrën e Shpëtim Idrizit sot, e kështu ndeshja u fitua me rezultatin final 0-2.

TABELA AKTUALE

14-8-1 është bilanci i 89’-shit deri më tash në Ligën e Parë, ndërkohë që kjo skuadër ka shënuar plot 45 gola e ka pranuar 11, numra që e dëshmojnë se rikthimi i 89’-shit në Superligë është me plot meritë.

Kështu, katër xhiro para fundit, Trepça ‘89 e ka siguruar zyrtarisht rikthimin në Superligë, kurse Trepça në katër xhirot e fundit duhet të ketë kujdes me rezultate në mënyrë që edhe vitin tjetër të garojë në Ligën e Parë.


 
Të gjitha lajmet nga