PP: TREPÇA-PEJA

Trepça mbyll pjesën e parë në epërsi
30 September, 2021 @19:40
Mitrovicasit janë treguar më të mirë në çerek të dytë të ndeshjes dhe kanë marrë avantazhin ndaj Pejës pas 20 minutave lojë në Minatori.
Pjesa e parë e derbit Trepça-Peja u mbyll me rezultat 41-34, ndërsa rezultati i çerekut të dytë ishte 22-15.
Te Trepça nuk ka lojtar që ka shënuar pikë dyshifrore, ndërsa Cockfield me tetë pikë është më efikasi.
Te Peja Steph Maxwell ka shënuar 11 pikë dhe është më efikasi i ndeshjes.