DUELI I FUNDIT NË SUPERLIGË

Foto: Sh. A./ FCPrishtina/ fb
Trepça’89 bie nga Superliga!
28 May, 2023 @19:07
Në një ndeshje pa pasur nevojë të folet shumë për futboll, Trepça’89 me golat e vonshëm në ndeshje përmbysi Prishtinën për të fituar ndeshjen, 2-1 [Rilind Nimani 85’, Egzon Fazliu 90’+6 — Leotrim Kryeziu 39’].
Por, përkundër fitores, ekipi i drejtuar nga Shpëtim Idrizi bie nga Superliga, pasi që në përballjen tjetër të rëndësishme, Ferizaji mposhti Dukagjinin 2-1 krejt në fund, ashtu që ferizajasit të sigurojnë mundësinë për shpëtim të stinorit përmes barazhit.
TABELA PËRFUNDIMTARE E SUPERLIGËS
Kujtojmë, Trepça’89 në fillim të stinorit u inkuadrua në Superligë, pas sezonit 2021/22 që e kaluan në Ligë të Parë. Me 40 pikë nga 36 ndeshje, në pozitën e nëntë përfundimisht — bie nga Superliga.
Në anën tjetër, Prishtina, përfundon stinorin e pesta në renditje me 48 pikë nga po aq ndeshje.