Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA EUROPIANIT

U20 në fazën e fundit të përgatitjeve

U20 në fazën e fundit të përgatitjeve


1 July, 2016 @22:10

Përfaqësuesja e Kosovës U20 ka hyrë në fazën e fundit të përgatitjeve për Kampionatin Europian të Divizionit B.

Të udhëhequr nga përzgjedhësi Ilir Selmani dhe ndihmësi i tij, Ismet Ferati, reprezentuesit kosovarë synojnë të kenë paraqitje sa më të mirë në këtë garë.

“Kemi hyrë në fazën e fundit të përgatitjeve, ku do t’i zhvillojmë disa ndeshje miqësore për të parë më për së afërmi formën e lojtarëve tanë. Ka një muaj që kemi filluar me përgatitjet intensive nga dy herë në ditë dhe deri më tani gjërat kanë shkuar sipas planit dhe programit të paraparë. Ende jemi në fazën e selektimit të basketbollistëve, pasi në përbërje i kemi 15 basketbollistë, ndërsa vetëm 12 prej tyre do të jenë pjesë e Kampionatit Evropian. Ndeshjet miqësore me Bullgarinë do të jenë shumë të mirëseardhura, pasi që do t’i provojmë të gjithë basketbollistët që i kemi në dispozicion dhe më pas do të vendosim për ata 12 që do të udhëtojnë në Greqi. Ne jemi të vetëdijshëm se grupi është shumë i vështirë pasi që aty janë Britania e Madhe, Greqia, Holanda dhe Shqipëria, por ne premtojmë se do të angazhohemi maksimalisht dhe do të bëjmë më të mirën për të treguar basketboll sa më cilësor. Nëse e realizojmë një gjë të tillë ne besojmë se fitoret nuk do të mungojnë. Kemi mangësi në lojtarët shtatëlartë, por ne synojmë që këtë ta kompensojmë me shpejtësinë e lojtarëve shtatëshkurtër,” ka thënë Selmani për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Shiko gjithashut: Lista e ngushtë e Selmanit

Kosova gjendet në grupin C, së bashku me Britaninë e Madhe, Greqinë, Holandën, Irlandën dhe Shqipërinë.

Kosova do t’i zhvillojë ndeshjet e saj në qytetin Halkida të Greqisë në datat 15-24 korrik.


QENDRA

Whiteside mbetet te Miami

NBA/Transfere

Whiteside mbetet te Miami

01/07/16 @ 19:14

LINSANITY

Jeremy Lin kthehet në New York

NBA/Transfere

Jeremy Lin kthehet në New York

01/07/16 @ 16:55

KENAN SPAHI

Spahi largohet nga Fenerbahçe

Eurobasket/Euroleague/International

Spahi largohet nga Fenerbahçe

01/07/16 @ 11:45

PROBLEME INFRASTRUKTURORE

FIBA alarmon Kosovën para kualifikimeve për Eurobasket

FBK Superliga/Eurobasket/International

FIBA alarmon Kosovën para kualifikimeve për Eurobasket

30/06/16 @ 19:11

FIBA CHAMPIONS LEAGUE

Këto skuadra do të luajnë në Ligën e Kampionëve në basketboll

Euroleague

Këto skuadra do të luajnë në Ligën e Kampionëve në basketboll

30/06/16 @ 16:51

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (33)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (33)

10/05/24 @ 09:09

FINALJA E PARË DHE HISTORIKE E ATALANTAS!

Atalanta për herë të parë në histori, në një finale evropiane!

Europa League/Serie A/Sportistë shqiptarë në botë

Atalanta për herë të parë në histori, në një finale evropiane!

09/05/24 @ 23:47

HISTORIA ËSHTË BAYER LEVERKUSEN!

Bayer Leverkusen në historinë e futbollit evropian, ndërsa siguron edhe finalen e Ligës së Evropës

Europa League/Bundesliga

Bayer Leverkusen në historinë e futbollit evropian, ndërsa siguron edhe finalen e Ligës së Evropës

09/05/24 @ 23:42

"MINATORI" FESTON PAS NDESHJES SË PARË

Trepça në pjesë të dytë përmbys Yllin dhe merr epërsinë në seri

FBK Superliga

Trepça në pjesë të dytë përmbys Yllin dhe merr epërsinë në seri

09/05/24 @ 20:56

PAS 30 MINUTASH LOJË

Trepça del në epërsi!

FBK Superliga

Trepça del në epërsi!

09/05/24 @ 20:23

PAS PJESËS SË PARË

Ngushtohet epërsia, Ylli në epërsi

FBK Superliga

Ngushtohet epërsia, Ylli në epërsi

09/05/24 @ 19:43

PAS ÇEREKUT TË PARË

Ylli 9 pikë përpara pas 10 minutave lojë

FBK Superliga

Ylli 9 pikë përpara pas 10 minutave lojë

09/05/24 @ 19:23

FORMACIONET ZYRTARE

Finalja (1): Trepça-Ylli, 5-shet startuese

FBK Superliga

Finalja (1): Trepça-Ylli, 5-shet startuese

09/05/24 @ 18:44

REAGOJNË TIFOZAT KUQ E ZI

TKZ reagon pas njoftimit nga FSHF për organizimin e EURO-U21 me FSS-në

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria/International

TKZ reagon pas njoftimit nga FSHF për organizimin e EURO-U21 me FSS-në

09/05/24 @ 14:56

LAJMI I FUNDIT!!!

FSHF dhe FSS në bashkëpunim për të organizuar EURO U-21 2027

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria/International

FSHF dhe FSS në bashkëpunim për të organizuar EURO U-21 2027

09/05/24 @ 12:10


 
Të gjitha lajmet nga