CILI DO TE FITOJE?
UEFA nominon më të mirët për 2019/20
17 September, 2020 @16:26
Për sezonin e përfunduar të Ligës së Kampionëve, ku fitues doli Bayern duke e mposhtur Parisin në finale, UEFA ka publikuar sot emrat e lojtarëve që do të garojnë për më mirin sipas pozitës për sezonin 2019/20.
Kështu, juria e përbërë prej 32 trajnerëve pjesëmarrës dhe 55 gazetarëve nga secili vend i pranuar nga UEFA, do të votojnë për futbollistët e poshtë shënuar.
Në fakt, e njëjta juri ka votuar edhe për të gjithë pjesëmarrësit, që ka sjellë këtë listë dhe tash duhet të vendosin për më të mirët sipas pozitës.
PORTIERË: Navas (PSG), Neuer (Bayern) dhe Oblak (Atletico).
MBROJTËS: Alaba (Bayern), Davies (Bayern) dhe Kimmich (Bayern).
MESFUSHORË: Thiago (Bayern), De Bruyne (Man. City) dhe Muller (Bayern).
SULMUES: Lewandowski (Bayern), Mbappe (PSG) dhe Neymar (PSG).
Çmimet për më të mirët do të ipen më 1 Tetor 2020 gjatë shortit për fazën grupore të ChampionsLeague 2020/21.