FOKUS
UEFA për Shqipërinë
12 October, 2015 @21:08
Faqja zyrtare e UEFA-së ka futur në fokus të shkrimeve të saj kombëtaren shqiptare sot.
Shkrimi i plotë:
Para kampanjës për EURO 2016, Shqipëria nuk ka arritur të kualifikohet në asnjë garë madhore europiane e botërore asnjëherë, përveç me të rinjtë U-18 në 1982 dhe U-16 në 1994.
Pas fitores ndaj Portugalisë si mysafir në fillim të kësaj kampanje, u qartësua se Shqipëria do të jetë njëra ndër kandidatet për Francë. Përkundër humbjeve nga Portugalia e Serbia që shtyen momentin historik, fitorja ndaj Armenisë të dielën vulosi biletën përfundimtare.
Reagimi:
Giovanni De Biasi, përzgjedhësi i Shqipërisë - Ky është sukses i madh, dukshëm. Jam i lumtur që kemi marrë biletën për Francë. Rezultati në Armeni nuk ka qenë i rëndësishëm, por fitorja. Armenia luajti mirë, por ne ishim më të fuqishëm. Çdo fitore ka qenë gëzim për ne, por kjo është më e rëndësishmja.
STATISTIKAT KRYESORE TË SHQIPËRISË:
Finalet e Europianit dhe Botërorit: | Asnjëherë | ||
Përzgjedhës: | Giovanni De Biasi | ||
Golashënuesi më i mirë: | Erion Bogdani | 18 gola | |
Golashënuesi më i mirë, që ende luan: | Hamdi Salihi | 11 gola | |
Më së shumti paraqitje: | Lorik Cana | 87 paraqitje | |
Më së shumti paraqitje në kualifikime për europiane: | Foto Strakosha | 29 paraqitje | |
Më së shumti gola në kualifikime për europiane: | Edmond Kapllani | 5 gola | |
Parqitje në Kampionate Europiane: | Asnjë | ||
Gola në Kampionate Europiane: | Asnjë |