Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAMIR UJKANI

Ujkani ua jep një epitet të përbashkët Suedisë dhe Spanjës

Ujkani ua jep një epitet të përbashkët Suedisë dhe Spanjës


24 March, 2021 @23:10

Kapiteni Samir Ujkani sot ishte gardiani i portës së dardanëve në ndeshjen miqësore kundër Lituanisë, që përfundoi me rezultat të thellë 4-0 në të mirë të Kosovës.

RAPORTI I NDESHJES

Pas ndeshjes, Ujkani duke e cilësuar këtë ndeshje si shumë të rëndësishme në aspekt të nisjes me fitore të edicionit të ri, tha se kundërshtarët e ardhshëm në kualifikimet për Botëror, Suedia dhe Spanja, janë top favoritë për ta fituar grupin.

“Besoj se ishte shumë me rëndësi që ta fillojmë mirë këtij edicioni të ri. Kjo ishte loja e fundit para se të fillojmë kualifikimet dhe me këtë ia filluam mirë. E kemi një javë shumë të vështirë pasi i kemi edhe dy kundërshtarë që na presin që janë top konkurrentë për ta fituar grupin. Por sonte më e rëndësishmja ishte të fillojmë mirë dhe të provojmë të luajmë mirë”, tha Ujkani për RTK-në.

GRUPET “KATAR 2022”

Kosova me Suedinë do të luajë pas 4 ditësh, më 28 mars, ndërsa me Spanjën do të luajë më 31 mars.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova