ANTALYA 2016 TOUR

Foto: FFK
Ukraina U21 mposht Kosovën U21
24 January, 2016 @19:54
Përfaqësuesja e re e Kosovës është mposhtur në ndeshjen e dytë të turneut Antalya Cup 2016 nga bashkëmoshatarët ukrainas.
Kosova U21 i ka bërë ballë mjaft mirë Ukrainës U21 gjatë gjithë ndeshjes, por sipas FFK-së, fati nuk ka qenë në anë të tyre, pasi që kanë pasur 4 raste të qindpërqindta gjatë ndeshjes.
Kështu pas barazimit pa gola me Bahreinin, Kosova është mposhtur nga Ukraina, ndërsa të mërkurën luan ndaj Arabisë Saudite.
FORMACIONET:
UKRAINA: | Polehenko, Kachabra, Yevhen, Danchenko, Khoblenko, Kapliienko, Favorov, Radchenko(Strasgkekevych), Miroshnichenko, Sahatkyn e Berzuk. | ||
KOSOVA: | Beka, Zabergja(Kajtazaj), Pacolli, Dino, Dabiçaj, Namani, Kelmendi(Muja), Boshnjaku(Memaj), Lushtaku(Shala), Alaj(, dhe Ismajli: Luajtën edhe Hajdini, Hasani, Rama. Hoti, Muja, Sejdiu e Nebihi. |