BENFICA 2-2 AJAX

Ukrainasi Yaremchuk shpëton Benficën nga humbja në shtëpi
23 February, 2022 @23:15
Një Ajax shumë i mirë përsëri, edhe pas fazës grupore ka vazhduar me lojëra të mira dhe ka qenë shumë afër fitores ndaj Benficës sonte në da Luz të Lisbonës.
Por, sulmuesi shtatëgjatë i Ukrainës, Roman Yaremchuk ka qenë njeriu që ka barazuar në 2-2 [Haller 25ag., Yaremchuk 72 - Tadic 18, Haller 29] afro 18-minuta para fundit të ndeshjes për të shkuar në përballjen e kthimit, me rezultat neutral.
Yaremchuk kishte hyrë në lojë 10-minuta para se të shënonte golin, duke zëvendësuar brazilianin Everton. E në anën tjetër super-performanca e fildishasit Sebastian Haller nuk ka mjaftuar për t’ia sjellë fitoren Erik ten Hagut në fund.
Ndeshja e kthimit, më 15 mars në Johan Criujff Arena të Amsterdamit.