ULPIANA - MALISHEVA

Ulpiana e pret Malishevën në Suharekë
28 August, 2021 @10:50
Ndeshja e dytë e ditës së sotme, do të luhet në mes të Ulpianës dhe Malishevës.
Që të dyja skuadrat erdhën sivjet nga Liga e Parë, duke u shpalluar kampion në grupet e tyre.
Ulpiana në xhiron e parë e kishte rrëmbyer pikën nga Llapi, derisa Malisheva ishte shumë afër ta befasojë kampionen, Prishtinën, por pësoi në minutat e fundit dhe e kishte mbyllur xhiron me 1 pikë.
Ndeshja fillon nga ora 17:00.