ULPIANA - DARDANA

Ulpiana kërkon fitore, pas gabimit të Vitisë
15 March, 2021 @9:05
Ndeshja e fundit e xhiros së 19 në Ligën e Parë, do të luhet sot nga ora 13:00 në mes të Ulpianës dhe Dardanës.
Në këtë xhiro, ndjekësi më i afërt i Ulpianës, Vitia, pësoi kundër Ramiz Sadikut, derisa Ulpiana kërkon shfrytëzimin e gabimit të kundërshtarit për të kryesuar Grupin B me 3 pikë epërsi.
Fitorja i nevojitet edhe Dardanës, ngase mund të ngriten në pozitën e pestë.
Në dy ndeshjet e luajtura në mes këtyre du skuadrava përfundoi me barazim.