PREMIER LEAGUE

Foto: Twitter
Arsenal fiton derbin, vendos penalltia e Lacazette
14 March, 2021 @19:30
Arsenali ka arritur fitore mjaft të rëndësishme kundër Tottenham, me rezultat 2-1.
Të parët që shënuan ishin mysafirët, të cilët kaluan në epërsi me super golin e Eric Lamela, i cili më vonë gjatë pjesës së dytë u largua nga loja me karton të kuq.
Arsenali u kthye në lojë me golin e Odegaard, në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, vendasit ishin më kërkues dhe gjetën golin përmes Lacazette, i cili shënoi nga penaltia.
Sulmuesi i Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang, nuk u paraqit fare në këtë ndeshje për arsye disiplinore sipas Mikel Artetas.