Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PËR TË VAZHDUAR NDJEKJEN

Ulpiana përmbys Vllazninë për të vazhduar ndjekjen e kreut

Ulpiana përmbys Vllazninë për të vazhduar ndjekjen e kreut


8 April, 2023 @17:58

Pas humbjes së derbit në tavolinë, Ulpiana nuk ka humbur motivin. Lipjanasit me dominim arritën të rikthejnë lojën në të mirë të tyre sot, që në pjesë të parë pas epërsisë befasusese të mysafirëve, ndërsa fitorja bën që ata të vazhdojnë shpresat për në Superligë dhe ndjekjen e kryesuesit, Fushë Kosova.

Vllaznia e drejtuar nga Erdin Hashani, që po lufton për mbijetesë mori epërsinë heret në ndeshje, por shpejt pa dhëmbët e vendasve që po kërkojnë Superligën ndërsa në fund të ndeshjes, në Sami Kelmendi nisi festa e fitores, pasi që ekipi i Emin Bajramit triumfoi, Ulpiana 4-2 Vllazna [Ardi Arifi 11’, Lavdim Gashi 19’, Emir Baftiu 35’, Elvis Ahmeti 80’ - n.n. 3’, 45’].

TABELA AKTUALE

Ulpiana e dyta me 43 pikë nga 21 ndeshje, dy më pak se liderja Fushë Kosova, ndërsa Vllaznia ka vetëm një pikë më shumë (14) sesa Arbëria e fundit në renditjen tabelare të Ligës së Parë Grupi B!


 
Të gjitha lajmet nga