MË I MIRI I PRILLIT 2023

Unai Emery - trajneri i muajit prill në Premier Ligë
12 May, 2023 @15:10
Për herë të parë në karrierë, Unai Emery ka marrë çmimin e trajnerit më të mirë të muajit në Premier Ligë, pas lojërave të mira të shfaqura të ekipit të tij që po e drejton, Aston Villa.
Villa fitoi pesë nga shtatë ndeshjet e muajit, ndërsa 51-vjeçari në garë për trajnerin e muajit si konkurrent kishte Pep Guardiolën, Roy Hodgsonin, Eddie Howin dhe Garry O’Neilin, pasi që votat nga publiku u kombinuan me ato të panelit të ekspertëve të futbollit.
Spanjolli bëhet gjithashtu trajneri i parë i Aston Villës që e fiton këtë çmim që prej Dean Smith në dhjetor të vitit 2020.
FITUESIT E DERITASHËM 2022/23:
Gusht: Mikel Arteta —ARSENAL,
Shtator: Erik ten Hag —MANCHESTER UNITED,
Tetor: Eddie Howe —NEWCASTLE UNITED,
Nëntor/Dhjetor: Mikel Arteta —ARSENAL,
Janar: Mikel Arteta —ARSENAL,
Shkurt: Erik ten Hag —MANCHESTER UNITED,
Mars: Mikel Arteta —ARSENAL.