MANCHESTER UNITED 3-1 ARSENAL

United shkëlqen, prishet seria e fitoreve të Arsenalit
4 September, 2022 @19:51
Debutuesi 95 milionë eurosh, Antony, ka shënuar në lojën e parë të tij për Manchester Unitedin, ndërsa ylli i prodhuar në skuadër Marcus Rashford ka shënuar dy herë tjera, derisa ekipi i Erik ten Hagut ka shënuar fitore ndaj Arsenalit, deri sot 100% perfekt në Premier Ligë.
Old Trafford gumëzhinte, ndërsa braziliani debutues shënoi 10 minuta para fundit të pjesës së parë në një duel emocional.
Rashford bëri asist në golin e parë të ekipit të tij, ndërsa më pas Bukayo Saka barazoi. Por, Rashford në formë shfrytëzoi dy kundërsulme të shpejta të ekipit të tij për të shënuar për fitore.
Bruno Fernandes ishte në zemër të të dyja golave, duke gjetur rrugë në mbrojtje të Arsenalit për të parën, ndërsa për të liruar Christian Eriksenin në të dytën, për të shënuar më pas Rashford.
Arsenal mbetet në krye të renditjes pas nisjes së shkëlqyer të stinorit, ndërsa vendimi kontravers për anulimin e golit të Gabriel Martinellit gjatë rezultatit 0-0 nga VAR, do të mbetet temë diskutimi deri vonë.