DE BIASI
Urime gjithë shqiptarëve
11 October, 2015 @20:02
Trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi, i stërlumtur pas ndeshjes ka thënë:
“Më vjen keq që këtë kualifikim nuk e arritëm kundër Serbisë. Sidoqoftë, djemtë u këndellën shpejtë dhe me gola të shpejtë e me lojë të mirë, siç kam kërkuar, kemi arritur historinë. Ne kemi arritur atë që dukej e pabesueshme në fillim. Urime, së pari familjes sime, është arritje e jetës për mua, ndërsa i uroj këtë sukses edhe gjithë shqiptarëve,” ka thënë ai, për TVSH-në menjëherë pas ndeshjes.
Shqipëria për herë të parë në histori ka arritur kualifikimin në një Kampionat Europian.