KOSOVA (F) - SHQIPËRIA (F)

Foto: Gani Kosumi
Vajzat e Shqipërisë triumfojnë ndaj vajzave të Kosovës
30 November, 2021 @18:48
Në ndeshjen e sontme kualifikuese drejt Botërorit të vitit 2023, vajzat e Shqipërisë i mposhtën ato të Kosovës me rezultat 1-3.
Kristina Maksuti (21’), Megi Doci (45’) dhe Qëndresa Krasniqi (83’) shënuan për Shqipërinë sot, kurse për Kosovën golin e nderit e shënoi Kaltrina Biçkaj (45+3’).
Kjo fitore bën që Shqipëria të ketë 7 pikë në Grupin F kualifikues, kurse Kosova ka 3 pikë më pak.
Grupit i prin Norvegjia me 13 pikë, pastaj renditen Polonia me 11, Belgjika me 10, Shqipëria me 7, Kosova me 4 dhe në fund Armenia pa pikë. Vendi i parë i grupit shkon direkt në Botëror, kurse vendi i dytë do ta tentojë arritjen e Botërorit përmes Play Off-it.
Ndeshjen e ardhshme vajzat e Kosovës e luajnë si mysafire të Norvegjisë më 7 prill 2022, kurse vajzat e Shqipërisë i presin vajzat belge në po të njëjtën datë.