KOSOVA 2-1 ARMENIA

Fotot: FFK
Vajzat mposhtin Armeninë me përmbysje
1 September, 2022 @20:59
Një fitore të madhe e ka arritur Kosova sonte në Fadil Vokrri ndaj Armenisë, derisa vajzat përkundër disavantazhit, janë kthyer shpejt në lojë dhe kanë mposhtur armenianet me 2-1 [Valentina Metaj 78, Erëleta Memeti 87 - Blerta Smaili 77ag.].
Vajzat e Kosovës e kishin mposhtur Armeninë edhe jashtë në grupin kualifikues, derisa tash në ndeshjen e fundit të fazës grupore ndaj Polonisë do të kërkojnë që të kryejnë grupin në vend të katërt, pasi që tre pozitat e para janë tejet larg.