FIFA RANKING
Vazhdon teposhtëzja
12 February, 2015 @12:17
Rënia e Shqipërisë në renditjen botërore të FIFA-s ka vazhduar edhe në këtë muaj.
Kuqezinjtë të cilët së fundi ishin të renditur në pozitën 58, kanë rënë edhe për pesë pozita të tjera, duke u renditur në pozitën 63, me pikë të njëjta sikurse Australia, e cila gjatë këtij muaji u shpall kampione e Azisë.
Nga kundërshtarët e grupit të Shqipërisë, Portugalia ka ruajtur pozitën e shtatë, Danimarka ka përparuar për dy vende (28), Serbia ka rënë për një vend (39), derisa Armenia ka përparuar për pesë vende (74).
Shqipëria që nga 18 nëntori i vitit 2014, kur ishte takuar me Italinë në miqësore, nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje deri më tani, kurse ndeshjen e radhës e luan më 29 mars kundër Armenisë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2016.
TABELA AKTUALE E GRUPEVE KUALIFIKUESE PËR EURO 2016
Renditja e FIFA-s për muajin shkurt
1. Gjermania | 1729 pikë | - | |
2. Argjentina | 1534 pikë | - | |
3. Kolumbia | 1456 pikë | - | |
4. Belgjika | 1430 pikë | - | |
5. Holanda | 1385 pikë | - | |
6. Brazili | 1333 pikë | - | |
7. Portugalia * | 1189 pikë | - | |
8. Franca | 1168 pikë | - 1 | |
9. Uruguaji | 1146 pikë | + 1 | |
10. Spanja | 1144 pikë | - 1 | |
28. Danimarka * | 846 pikë | + 2 | |
39. Serbia * | 723 pikë | - 1 | |
63. Shqipëria | 548 pikë | - 5 | |
74. Armenia * | 470 pikë | + 5 | |
Me (*) janë skuadrat në grup të njëjtë me Shqipërinë. |