MEDIA TALKS
Vëllau i yllit të Euroleague mund të transferohet te Prishtina!
7 January, 2021 @20:17
Bardhekaltërit shumë shpejt pritet ta humbasin epitetin e ekipit të vetëm pa lojtar të huaj në Superligë, pasi që drejtuesit e klubit tashmë kanë hedhur grepin për t’u përforcuar me lojtarë të huaj.
Një prej përforcimeve të para mund të jetë edhe basketbollisti, Seth LeDay, vëllau i vogël i yllit, Zach LeDay, që ka luajtur për skuadrat e Euroleague si Olympiacos, Zalgiris dhe së fundi vazhdon të luajë për skuadrën Olimpia Milano.
Lajmi është bërë i ditur nga AsistiOnline, i cili i është referuar burimeve të veta pranë klubit bardhekaltër.
Vëllau i vogël LeDay, po ashtu ka karrierë të suksesshme, edhe pse jo aq sa vëllau i tij i madh. Ai është 201 i gjatë, luan në pozitën e alos dhe së fundi ka bartur fanellën e skuadrës lituaneze BC Siauliai.
Prishtina po ashtu është afër zyrtarizimit edhe të trajnerit të huaj, ndërkaq krahas tyre TopSporti.com mëson se ekipit mund t’i shtohet së paku edhe një basketbollist nga Mali i Zi.