VËLLAZNIMI-KEK
Vëllaznimi barazon, s’arrin kreun
19 March, 2017 @16:49
Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës ka luajtur baraz sot ndaj KEK-ut në Gjakovë, 3-3, ku ekipet ndanë pikët.
Vëllaznimi me fitore potenciale do të kalonte në krye të Ligës së Parë, pasi që Vushtrria-Flamurtari kishin barazuar, por edhe KEK-u nuk dukej i dorëzuar në Gjakovë.
Pjesa e parë përfundoi 1-1, ndërsa në pjesë të dytë u shënuan edhe 4 gola tjerë, por ndeshja fitues nuk kishte, 3-3.