PËRGATITORE

Vëllaznimi fiton miqësoren ndaj Botevit
3 February, 2022 @13:29
Skuadra e Vëllaznimit që është rigjeneruar gjatë dimrit duke nisur prej trajnerit të ri dhe një numri të konsiderueshëm të përforcimeve në ekip, ka shënuar fitore sot në miqësoren e zhvilluar në Durrës.
Vëllaznimi u takua me ekipin bullgar, Botev Vratsa, që luan në kategorinë e parë të futbollit të atjeshëm, ndërsa ka fituar duelin me rezultat minimal, 1-0.
Golin e vetëm dhe të fitores për ekipin gjakovar e shënoi Gardison Tunaj, ndërsa në këtë gol ai u asistua nga futbollisti Erris Gojani.
Vëllaznimi garon në Ligë të Parë Grupi A dhe pas një krize të madhe financiare që kishte pas fillimit të mbarë të stinorit 2021/22, me këndelljen e janarit shpreson në rezultate të mira gjatë pjesës së dytë të stinorit që nis këtë muaj.