Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RISI

Vëllaznimi me qendër amerikane!

Vëllaznimi me qendër amerikane!


30 January, 2015 @12:23

Ekipi nga Gjakova, Vëllaznimi, që nuk nisi mirë pjesën pranverore të stinorit në Superligë, ka paraqitur kërkesë për regjistrim të qendrës amerikane, Byron Burnett

Qendra 206 centimetërshe, që së fundi ka luajtur për ekipin nga Venecuela, Acereros, do të jetë pra përforcimi i radhës i kuqezinjëve, që humbën dy ndeshjet e para në pjesës së dytë të stinorit. 

Ekipi gjakovar, në tabor të vetin ka Marijo Hajdicin dhe Phil Brooksin si të huaj aktualisht, mirëpo si duket drejtuesit e skuadrës nuk janë të kënaqur me ekipin pas humbjes së fundit, dje nga Trepça. 

Vëllaznimi pas 16 xhirove të stinorit ka 5 fitore dhe 11 humbje, derisa po shikon mundësitë që të gjejë rrugë për Play-Off, ku presin ndihmë të madhe nga përforcimi i ri i tyre me përvojë, 32 vjeçari Burnett. 


Video

Video e Byron Burnett



 
Të gjitha lajmet nga