BAYERN MUNCHEN 1-1 VILLARREAL

Villarreal befason edhe Bayernin
13 April, 2022 @0:33
Katër minuta lojë iu deshën nigerianit Samuel Chukwueze për të shokuar Allianz Arenën e Mynhenit sonte, derisa Villarreal tregoi se këtë stinor me lojën e aplikuar është në gjendje të ndalë secilin.
Të kujdesshëm, duke neutralizuar pikat kryesore të kundërshtarit, Unai Emery ka arritur që pas Juventusit të eliminojë edhe gjigandin bavarez, Bayern.
Chukwueze shënoi 2 minuta para fundit të kohës së rregullt, ndërsa kishte hyrë në lojë në minutën e 84 të ndeshjes për të zëvendësuar Francis Coquelinin! E goli i tij, ndali Bayernin, që ishte mposhtur minimalisht në ndeshjen e kaluar 1-0 në Spanjë.
Sonte, Bayern jo bindës, por kërkues derisa e gjeti golin me Robert Lewandowskin për të shpresuar në minutat e fundit të arrihen vazhdimet dhe të sigurojë gjysmëfinalen e garës.
Por jo, Villarreal menaxhoi mirë lojën dhe goditi në fund për të marrë barazimin e nevojshëm për kualifikim pas 90 minutave të vështira në Allianzin përplot, 1-1 [Lewa 52 - Chukwueze 88].
Nëndetësja e verdhë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të pret fituesin e përballjes Liverpool - Benfica që luhet nesër, ku Liverpool ka avantazh të madh nga ndeshja e parë ndërsa Benfica nuk pritet që të arrijë super-befasi karshi formës së lartë të djelmoshave të Jurgen Klopp.
Kjo është hera e dytë në histori të klubit të Villarreal që arrijnë gjysmëfinalen e garës, pas asaj të vitit 2005/06 kur Arsenal i kishte ndalur nga finalja, me 1-0 nga të dy ndeshjet.
i:
la Ceramica, Villarreal | Villarreal 1-0 Bayern | ||
Allianz Arena, Mynhen | Bayern 1-1 Villarreal | ||
Notat e lojtarëve sonte: Bayern | Neuer 6; Hernandez 6, Upamecano 7, Pavard 6; Sane 7, Kimmich 7, Goretzka 6, Coman 6; Musiala 6, Muller 5; Lewandowski 6. Subs: Gnabry 6, Davies 5, Choupo-Moting 6. |
||
Notat e lojtarëve sonte: Villarreal | Rulli 7; Foyth 6, Albiol 9*, Torres 8, Estupinan 7; Parejo 6, Capoue 6, Coquelin 6, Lo Celso 6; Danjuma 6, Moreno 7. Subs: Chuwkeueza 7, Pedraza 6, Aurier 6. |