VITIA
Vitia liron Visokën, emëron Zuzakun
17 November, 2020 @12:13
Skuadra e Vitisë ka bërë të ditur dje se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e deritashëm të saj, Megzon Visoka dhe pas pak çastesh ka bërë të ditur se ka arritur marrëvesje me dikur ish-trajnerin e tyre, Milazim Zuzaku.
Vitia që është në pozitë të tretë të renditjes tabelare të Ligës së Parë B të Kosovës dhe është vetëm një pikë larg kreut, po kërkon me ngulm që të arrijë rezultate sa më të mira për të provuar Superligën në sezonin e ardhshëm.
Me Visokën, ekipi kishte regjistruar vetëm dy humbje në 10 xhirot e këtij edicioni, që nuk e la shumë larg kreut, por drejtuesit e skuadrës vendosën për ndërrim në krye të shtabit teknik dhe kështu me emërimin e Zuzakut në krye të skuadrës, Vitia tash pret rezultate edhe më të mira.