MESFUSHORI MBETET LOJTAR I LIRË

Vllaznia liron Liridon Latifin
14 June, 2023 @10:49
Futbollisti prishtinas që ka bërë karrierë ndërkombëtare, Liridon Latifi, është ndarë me Vllazninë e Shkodrës. Njoftimin e ka bërë të ditur ekipi shkodran, ndërsa ka shënuar se nuk ka vazhduar bashkëpunimin me Latifin 29-vjeç.
Latifi, që njihet si mesfushor i krahut të majtë kryesisht në stinorin e fundit në Kategorinë Superiore shqiptare ka luajtur në 17 ndeshje duke shënuar 2 gola për ekipin në fjalë.
Liridoni më parë ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur në Moldavi për Sheriffin, në Hungari për Puskas AFC, derisa në Abissnet Superiore ka luajtur për Skënderbeun dhe Kukësin pos Vllaznisë.◼️