Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKODRANËT ME TRAJNER TË RI

Vllaznia me trajner të ri para verës

Fotot: Vllaznia/fb

Vllaznia me trajner të ri para verës


11 June, 2023 @18:20

Skuadra e Vllaznisë së Shkodrës është bërë me trajner dhe ndihmës-trajner të ri ditë më parë. Ekipi shkodran ka zyrtarizuar Migen Memellin si kryetrajner ndërsa Ndriçim Shtubinën si zëvendës të tij, si dyshe që do të përkujdeset për ekipin përgjatë garave evropiane dhe stinorit të ri në Abisnet Superiore.

“KF Vllaznia ka zyrtarizuar pasditen e sotme stafin e ri teknik të ekipit të parë. Ka qenë drejtori sportiv Elvis Plori, ai që ka prezantuar trajnerin Migen Memelli dhe zëvendëstrajnerin Ndriçim Shtubina. Të dy ata bashkë me pjestarët e tjerë të stafit, do të nisin punën me skuadrën duke filluar nga java e ardhshme.
KF Vllaznia i uron sa më shumë suksese dyshes Memelli- Shtubina!”
— ka shkruar njoftimi i klubit kuqekaltër.

Migen Memelli

Përndryshe, Vllaznia gjatë verës do të merr pjesë në kualifikime për Ligë të Konferencës, ndërsa stinorin e kreu në vend të katërt të renditjes tabelare me 50 pikë pas 36 ndeshjesh. Deri tash trajner i Vllaznisë ka qenë verimaqedonasi Goce Sedloski, që u nda me ekipin me të përfunduar stinori 2022/23.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore